spot_img
HomeBallinaKurti: Kjo është rrethanë e re, duhet të takohem...

Kurti: Kjo është rrethanë e re, duhet të takohem sërish me Abdixhikun

spot_img

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është deklaruar për media, pasi ka zhvilluar takim me grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ku është diskutuar lidhur me emrin e Bekim Sejdiut për president të vendit.

Kurti ka komentuar më pas zhvillimet e fundit në LDK, pasi që gjashtë deputetë të saj, kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin kandidaturën e Sejdiut, raporton Hisarionline.net.

Kurti e ka quajtur rrethanë të re këtë zhvillim, duke thënë se i duhet sërish një takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikut.

Natyrisht, kjo mbledhje ishte në dijeni të zhvillimeve të orëve të fundit, ku në njërën anë ishte shpresëdhënëse qëndrimi i kryesisë së LDK-së, mirëpo më pas, patëm edhe këtë njoftimin negativ që 6 deputetë të LDK-së nuk e mbështesin Sejdiun për president. Kjo është një situatë e re, e cila kërkon që unë të takohem përsëri me kryetarin e LDK-së dhe që të rikthehem në kryesinë e VV-së për ta diskutuar rrugën e rë që duhet ta ndjekim përpara.”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se të gjithë deputetët e VV-së i kanë dhënë mbështetje Sejdiut për president të vendit.

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img