spot_img
HomeKryefaqjaDogana zbulon 30 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë

Dogana zbulon 30 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë

spot_img

Njësitë antikontrabandë të Doganës së Kosovës, sot në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë, kanë përzgjedhur për kontroll një veturë.

Gjatë kontrollit janë gjetur mjete monetare në shumën prej 30,000.00 euro, të cilat nuk ishin deklaruar pranë autoriteteve doganore, transmeton Hisarionline.net.

Dogana e Kosovës rikujton se, sipas nenit 33, paragrafit 1, të Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, personat që kalojnë kufirin e Kosovës, në hyrje ose dalje, duke bartur instrumente monetare prej 10,000.00 euro apo më shumë, përfshirë kundërvlerën në valuta të tjera, duhet të deklarojnë me shkrim pranë zyrtarit doganor shumën dhe burimin e verifikueshëm të tyre.

Dogana e Kosovës deklaron se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës dhe të qarkullimit të paligjshëm të mjeteve monetare.

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img