Kampionja në fuqi e Spanjës, e ka filluar në mënyrë fantastike edicionin e ri të La Ligas, duke marrë një fitore spektakolare në udhëtim te Elche.
Katalunasit deklasuan ekipin vendas, duke e mundur me rezultat të thellë, 5-0, raporton Hisarionline.net.
Rafinha e nisi ‘vallen’ e golave, kur në pjesën e parë realizoi nga penalltia, vetëm 14 minuta pasi nisi ndeshja.
Para se skuadrat të shkonin në pushimin mes dy pjesëve, i transferuari sivjet te “Blaugrana”, Adeyemi i çoi shifrat në 2-0.
Realizatori i parë e gjeti sërish golin në minitën e 67, para se dobjeta e Fermin (71 dhe 79) ta përcaktonte epilogun përfundimtar, njofton Hisarionline.net.
Ky triumf i Barçës vjen pas atij tejet të vështirë që e arriti Real Madridi në fushën e Espanyol.
“Mbretërit” tek në minutën e 90 arritën të shënojnë për fitoren e parë kampionale (1-2).
“Manita” e Barcelonës i ka dërguar mesazh të qartë Jose Mourinhos, që tani drejton “Merengezët”, se do ta ketë jashtëzakonisht të vështirë për t’ia rrëmbyer titullin e kampionit.







