spot_img
HomeKryefaqjaKamerat kapin momentin kur vritet kreu i mafias (VIDEO)

Kamerat kapin momentin kur vritet kreu i mafias (VIDEO)

spot_img

Një atentat i rëndë mafioz ka tronditur sot zonën e Kaisarias në Izrael, ku një 45-vjeçar, i identifikuar si Yanis Yosbayev, banor i Or Akivas dhe i njohur nga autoritetet si një figurë e rëndësishme e botës kriminale, u vra me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi më 23 gusht, rreth orës 15:51, pranë një kompleksi karburanti në zonën e kryqëzimit të Kaisarias, në dalje të një restoranti.

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin e ekzekutimit. Në pamje shihet viktima duke dalë nga restoranti, ndërsa një person e pret jashtë. Autori afrohet, nxjerr armën dhe e qëllon viktimën në kokë nga një distancë shumë e afërt, përpara se të largohet nga vendi i ngjarjes.

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img