spot_img
HomeBallinaHumb jetën punëtori i KEK-ut pas kontaktit me tensionin...

Humb jetën punëtori i KEK-ut pas kontaktit me tensionin elektrik

spot_img

Një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Arbenit Ahmeti, ka humbur jetën sot pas një aksidenti të rëndë në vendin e punës.

Ai dyshohet se gjatë transportimit dhe zhvendosjes së kabllove 6 kV ka rënë në kontakt me tensionin elektrik.

Sipas njoftimit të KEK-ut, pas aksidentit janë ndërmarrë menjëherë veprimet emergjente dhe Ahmeti është dërguar për trajtim mjekësor në Ambulancën e Obiliqit.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ai nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të marra.

“Gjatë angazhimit në transportin dhe zhvendosjen e kabllove 6 kV, ai ka rënë në kontakt me tensionin elektrik dhe ka pësuar lëndime të rënda”, thuhet në njoftimin e Korporatës Energjetike të Kosovës, transmeton Hisarionline.net.

KEK-u ka shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit, të afërmit dhe kolegët e tij.

Ndërkohë, organet kompetente kanë nisur trajtimin e rastit, ndërsa rrethanat e sakta të aksidentit pritet të sqarohen përmes procedurave përkatëse.

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img