Arrestimi i tij është bërë gjatë një aksioni të zhvilluar nga Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Njësinë e Veçantë Hetimore të Policisë së Kosovës.
Organi i akuzës njoftoi sot se ka ndërmarrë veprime hetimore që kanë rezultuar me arrestimin e një gjyqtari të Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke bërë të ditur se ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare”.
Hetimi ndaj tij, u tha të jetë zhvilluar në mënyrë intensive dhe të vazhdueshme gjatë një periudhe disa mujore.







