Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Albena Reshitaj, ka deklaruar se sot në mbledhjen e grupit parlamentar të kësaj partie, vendosën të japin kontributin e tyre shtetëror, për të mos lejuar një tjetër krizë institucionale në vend.
“Duke hequr dorë nga çdo post, i krijojmë rrugë subjektit që i fitoi zgjedhjet, t’i formojë institucionet”, ka shkruar ajo në profilin e saj zyrtar në facebook.
Sipas doktoreshës, ky vullnet për ta vendosur përsëri shtetin mbi çdo interes tjetër, e tregon qartë se LDK mbetet partia që mbi gjithçka, mendon për stabilitetin e vendit.
“Prandaj jam këtu, e lumtur t’i përkas një spektri politik, që e vendos gjithmonë Kosovën prioritet, para çdo interesi tjetër, pa kërkuar asgjë në këmbim”, vazhdon postimi i saj.
Reshitaj kujtoi se pikërisht kështu veproi në vitin 2021, kur në mënyrë të prerë, pa asnjë kusht të vetëm, mundësoi ndërtimin e institucioneve, duke votuar në interes të shtetit, e duke defaktorizuar politikisht Listën Serbe.
Mëposhtë mund ta gjeni adresimin e saj të plotë ⬇️







