Me përballjen Feronikeli’74 – Gjilani, e cila zhvillohet në Drenas, nis nesër zyrtarisht elita futbollistike në Kosovë, edicioni 2026/27.
Në qytetin tjetër të Drenicës, Skënderaj, vendasit i bëjnë “konak” Dukagjinit të Klinës, të shtunën.
E po në të njejtën ditë, Vushtrria është nikoqire e Malishevës, raporton Hisarionline.net.
Të nesërmën, kmpionja në fuqi e pret në Gjilan, Llapin. Drita e cila sot e zhvillon duelin e kthimit sa i përket rrethit të tretë eliminator në ‘UEFA Europa Conference League’, falë rezultatit të thellë në favor të vetin (1-4) ndaj TreFiorit, ka komoditet edhe të kombinimit të lojtarëve, për t’i bërë ballë dy betejave, brenda 3 ditëve.
Xhiro e parë e Superligës, mbyllet me derbin e “Fadil Vokrrit”, ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit. Ky është ballafaqimi i vetëm që do të luhet në orën 19:00, pasi të gjitha sfidat tjera nisin në 16:30.







