spot_img
HomeKryefaqjaReshitaj fton deputetët në Parlament, deri në konstituim

Reshitaj fton deputetët në Parlament, deri në konstituim

spot_img

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Albena Reshitaj, i ka ftuar deputetët e Parlamentit, të shkojnë në Kuvend, deri kur të konstituohet legjislatura e 11-të.

“Me besimin e qytetarëve, jemi betuar dje të gjithë për t’u shërbyer atyre, përmes institucionit kryesor ligjvënës, ashtu siç e kemi detyrë dhe obligim”, ka shkruar ajo.

Sipas doktoreshës, moskonstituimi i Kuvendit është shkelje e këtij besimi të popullit në radhë të parë, sikurse lejon vazhdimin e funksionimit të një qeverie në detyrë, pa mbikëqyrjen e organit kryesor kompetent.

“Kjo situatë mund t’i konvenojë dikujt, por ne nuk duam të bëhemi pjesë e shkeljeve të qëllimshme kushtetuese. Përkundrazi, kemi detyrim të veprojmë në përputhje me Kushtetutën, me mandatin që na kanë dhënë qytetarët dhe me përgjegjësinë që kemi marrë përsipër”, ka vazhduar postimin e saj Reshitaj, transmeton Hisarionline.net

Ajo ka ftuar të gjithë ligjvënësit që sot të shkojnë në Parlament dhe të mos largohen prej aty deri në konstituimin e legjislaturës së XI-të, meqë sipas saj, nuk ekziston asnjë arsye që një gjë e tillë të mos ndodhë.

Më poshtë e gjeni postimin e plotë

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img