spot_img
HomeKryefaqjaAbdixhiku tregon se LDK e VV janë larg një...

Abdixhiku tregon se LDK e VV janë larg një marrëveshje

spot_img

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me liderin e LVV-së, Albin Kurti ka deklaruar se janë larg marrëveshjes me partinë e këtij të fundit.

“Nuk kam lajme të reja, por jemi shumë, shumë larg”, ka thënë ai.

“Për LDK dhe mua nuk ka asnjë arsye të vonohet konstituimi dhe të zgjedhet kryetari, kryesia. Sot duhet të ketë seancë. Është përgjegjësi e partisë se parë. Në çështje tjera sa më shume që vonohemi natyrisht që marrëveshja bëhet më e veshtirë. Nuk kam lajme të reja dhe ju them që jemi shumë shumë larg marrëveshjes. Përderisa nuk ka balancë institucionale nuk ka marrëveshje politike. Jam përpjekur me vullnet të mirë. Lehtë është me shkaktua zgjedhje të reja. Qëllimi im dhe i LD-së ka qenë të gjindet zgjidhje jo kush kë po e mund e mashtron e po vonon. Ne këtë pikë me keqardhje të madhe them se jemi në një rrugë që nuk ka zgjidhje”, ka shtuar ai.

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img