Policia e Kosovës e ka cilësuar si shembull të ndershmërisë, veprimin e një familje në Gjakovë, të cilët kanë dorëzuar dorëzuar një zarf të gjetur në një institucion publik, ku brenda të cilit ndodheshin 3,800 euro.
Kjo gjë ndodhi ditën e enjte, më 6 gusht, teksa pas procedurave të verifikimit, u konstatua se mjetet ishin raportuar si të humbura më 4 gusht 2026 nga pronari i tyre.
Në bazë të hetimeve të kryera është vërtetuar se shuma i përkiste personit që kishte bërë raportimin dhe mjetet i janë kthyer pronarit legjitim.
Policia e Kosovës falënderon familjen Fetahu për ndershmërinë dhe bashkëpunimin e treguar, duke dhënë një shembull pozitiv të përgjegjësisë qytetare dhe të bashkëpunimit me institucionet e rendit.







