Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza është deklaruar pas ndërprerjes së seancës konstituive, pasi kreu i VV-së, Albin Kurti ka kërkuar kohë shtesë për të arritur një marrëveshje për presidentin.
Ai tha se VV po tregon papërgjegjësi, ndërsa shtoi se vendi po vazhdon të mbetet pa institucione, transmeton Hisarionline.net.
Nga ana tjetër, Besnik Tahiri i Aleancës, pyet Kurtin se pse nuk i shfrytëzoi 30 ditët për të gjetur zgjidhje.
“A pate more burrë 30 ditë kohë me diskutu me partitë? Nëse qëllimi ka qenë për të dalë nga ky rreth dhe për të pasur një vizion dyvjeçar, pse nuk është folur me partitë për presidentin? Nyja kryesore është te presidenti”, ka thënë Tahiri.







