spot_img
HomeKryefaqjaMashtroi investitorin në vlerë 500 mijë euro, arrestohet i...

Mashtroi investitorin në vlerë 500 mijë euro, arrestohet i dyshuari

spot_img

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit E.R, i cili ngarkohet me dy vepra penale, atë të mashtrimit dhe të keqpërdorimit të autorizimeve ekonomike.

Ai është arrestuar nga Policia e Kosovës, derisa Prokuroria ka njoftuar se ka paraqitur në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

Sipas Prokurorisë, i njëjti ka keqpërdorur mjetet financiare të investuara nga një person tjetër, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, duke i shkaktuar të dëmtuarit dëm material në vlerë prej rreth 500.000 euro, raporton Hisarionline.net.

“Kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit është paraqitur pasi Prokuroria vlerëson se janë plotësuar kushtet ligjore të parapara me Kodin e Procedurës Penale për caktimin e kësaj mase, me qëllim të sigurimit të pranisë së të dyshuarit në procedurë penale, zhvillimit të papenguar të hetimeve, si dhe parandalimit të rrethanave që mund të pengojnë zhvillimin e mëtejshëm të procedurës penale.”, thuhet në njoftim.

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img