spot_img
HomeKryefaqjaNga dita e sotme ndalohet qarkullimi i automjeteve të...

Nga dita e sotme ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda në disa rrugë

spot_img

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se më 5 gusht 2026 do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas njoftimit të ministrisë, kufizimi do të vlejë në autoudhë nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të parashikuara prej 32 gradë Celsius ose më shumë.

Ndërkohë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i këtyre automjeteve do të lejohet pa kufizime.

Nga ky vendim përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimet emergjente dhe automjetet e institucioneve shëndetësore.

Ministria u ka bërë thirrje operatorëve dhe ngasësve që ta respektojnë kufizimin dhe ta planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.

Postimi zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës
Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img