Rusët përmes dronëve nuk po i ndalin krimet e luftës në Ukrainë.
Viktimë kësaj radhe ishte një shitës ambulant, të cilin e ndoqi fluturakja për pak kohë, deri kur e goditi, raporton Reuters, transmeton Hisarionline.net.
Gjithë situatën e ka publikuar Policia e Ukrainës, duke bërë me dije se bëhet fjalë për një burrë rreth të 50-ave, i cili thuhet t’i ketë mbijetuar sulmit, por me lëndime nga copëzat e shpërthimit dhe është në gjendje shoku.







