spot_img
HomeKryefaqjaAlbin Kurti fton sërish në takim liderët e partive...

Albin Kurti fton sërish në takim liderët e partive parlamentare

spot_img

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti i ka thirrur në takim liderët e tri partive opozitare.

Këto janë ftesat e dyta që marrin subjektet politike nga kryeministri në detyrë, pak ditë para seancës konstituive, njofton Hisarionline.net.

Deri tani, qëndrimin për të ardhmen e ka shfaqur kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i cili kishte deklaruar se PDK do të qëndojë në opozitë.

Në anën tjetër, Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike, kishte lënë hapësire për të vazhduar tentimet drejt arritjes së një marrëveshjeje politike. Ndërsa, Ardian Gjini, kryetar i Aleancës, e kishte refuzuar ftesën e Kurtit.

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img