spot_img
HomeBallinaZvarritja vazhdon: Anulohen seancat e gushtit në Gjykatën Speciale

Zvarritja vazhdon: Anulohen seancat e gushtit në Gjykatën Speciale

spot_img

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, kanë anuluar seancat e caktuara për muajin gusht në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, në gjykimin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Në njoftimin e Speciales thuhet se pas njoftimit të mbrojtjes së Smakajt sipas Rregullës 131, më 30 korrik 2026, me të cilin kishte bërë të ditur se nuk do të paraqiste prova të reja, gjykatësi i vetëm Christopher Gosnell ka anuluar seancat e planifikuara për datat 17-19 gusht 2026, si dhe afatet që ishin caktuara në urdhrin e dytë për caktimin e datave.

Sipas njoftimit, gjykatësi gjithashtu urdhëroi ZPS-në që të dorëzojë mocion për paraqitjen e kundërprovave deri më 4 gusht 2026.

Në qoftë se nuk do të paraqitet mocion, faza e paraqitjes së provave do të mbyllet dhe gjykatësi planifikon këto afate për palët: më 24 gusht 2026, deri në orën 16:00 të dorëzohen dosjet gjyqësore përfundimtare (nëse do të paraqesin), më 4 shtator 2026- dosjet e kundërpërgjigjeve (nëse dotë paraqesin), dhe më 10, 11 dhe 14 shtator 2026– argumentet përmbyllëse.

Në seancën fillestare më 27 shkurt 2026, Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Klilaj dhe Hajredin Kuçi, u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu vihen në barrë.

(Betimi për Drejtësi)

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img