spot_img
HomeKryefaqjaMaldini emocionon me mesazhin për Baresin, që vdiq në...

Maldini emocionon me mesazhin për Baresin, që vdiq në moshën 66 vjeçare

spot_img

Futbolli italian është në zi!

Legjenda e këtij shteti dhe klubit AC Milan, Franco Baresi, ka ndërruar jetë në moshën 66 vjeçare, raporton Hisarionline.net.

Në mesin e shumë figurave të mëdha, nuk mund të mungonte edhe mesazhi i një tjetër emri të gdhendur te kjo skuadër, Paolo Maldinit.

Emocionalisht, ai shkroi fjalë prekëse për ish-shokun e ekipit:

“Mirupafshim Franco,

Sot, ndihem njësoj siç ndihesha kur, për çfarëdo arsye, nuk munde të ishe në fushë me ne:

Si do t’ia dalim pa kapitenin tonë?

Më mësove të luaj deri në frymën time të fundit, çfarë do të thotë besnikëria ndaj fanellës dhe vlerën e të qenit një udhëheqës i vërtetë.

<E bëre me shembull, çdo ditë: pak fjalë, por shumë veprime.

Më mbrojte si një fëmijë, më udhëhoqe si një i ri dhe më frymëzove si një burrë.

Ishe futbollisti më i madh me të cilin kam pasur nderin të luaj ndonjëherë.

Përqafime për të gjithë familjen tënde, veçanërisht gruan tënde Maura dhe fëmijët e tu, Edoardo dhe Giannandrea.

Do të më mungosh, Kapiten. Por nën dritën e yllit tënd, do të vazhdoj të jem me ty përgjithmonë. ❤️🖤

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img