Tri gra mbetën të plagosura pas një sulmi me thikë që ndodhi sot në Parisit, pranë Gjykatës së Parisit, në zonën Porte de Clichy.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, i dyshuari, i cili ishte i armatosur me dy thika kuzhine, sulmoi viktimat në trotuar.
Njëra nga të plagosurat raportohet të jetë shtatzënë, raporton New York Post, transmeton Hisarionline.net
Dëshmitarët thanë se I dyshuar bërtiti se ishte “i urdhëruar nga Allahu” gjatë sulmit.
Policia franceze ndërhyri në vendin e ngjarjes dhe arrestoi të dyshuarin.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet e sulmit, ndërsa deri më tani nuk kanë konfirmuar zyrtarisht nëse rasti po trajtohet si akt terrorist.
Gjendja shëndetësore e të plagosurave nuk është bërë e ditur.







