spot_img
HomeKryefaqjaUshtria e Kosovës, çdo herë e më e përgaditur

Ushtria e Kosovës, çdo herë e më e përgaditur

spot_img

Në kursin “Udhëheqës i Poligonit dhe Mbikëqyrës i Vijës së Zjarrit”, anëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë vazhduar rrugën e përgaditjeve edhe më të theksuar.

Për këtë organizim, me anë të një postimi në profilin zyrtar të FSK-së në facebook, u njoftua se qëllimi është profesionalizmi i pjesëtarëve për udhëheqjen e poligoneve dhe mbikëqyrjen e vijave të zjarrit, duke siguruar zbatim të procedurave standarde, siguri dhe efikasitet gjatë realizimit të qitjeve dhe trajnimeve, raporton Hisarionline.net.

“Ky trajnim kontribuon në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe rritjen e gatishmërisë së pjesëtarëve për realizimin e sigurt dhe efektiv të aktiviteteve stërvitore në poligonet e stervitjes”, shkruhet në njoftim.

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img