spot_img
HomeKryefaqjaE trishtë: Ngulfatet dhe humb jetën një fëmijë 3...

E trishtë: Ngulfatet dhe humb jetën një fëmijë 3 vjeçar në Shtime

spot_img

Një fëmijë trevjeçar ka humbur jetën në Shtime, në një ngjarje tragjike që, sipas raportimeve në media, dyshohet të ketë ndodhur pasi ai u ngulfat me një copë mishi.

Rasti është konfirmuar edhe në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ku bëhet e ditur se Qendra Emergjente e Ferizajt ka njoftuar për një viktimë të gjinisë mashkullore, e cila ishte dërguar pa shenja jete nga Qendra Emergjente e Shtimës.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Me urdhër të Prokurorit për të Mitur, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e obduksionit.

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img