spot_img
HomeKryefaqjaMbytet 19 vjeçari në vetaksident me motoçikletë

Mbytet 19 vjeçari në vetaksident me motoçikletë

spot_img

Policia rajonale e Gjakovës ka konfirmuar vetaksidentin me fatalitet të ndodhur pasditen e sotme në Llazicë të Malishevës.

Zëdhënsësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi tha për Klan Kosova se viktimë ka mbetur motoristi 19-vjeçar.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe ekipi mjekësor, ku mjeku ka konstatuar në vendin e ngjarjes se drejtuesi i motoçikletës ishte pa shenja jete.

Policia është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img