spot_img
HomeLajmeSekuestrohen rreth 8 kg ari dhe argjend në Prizren,...

Sekuestrohen rreth 8 kg ari dhe argjend në Prizren, vlera mbi 460 mijë euro

spot_img

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton se në koordinim me Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, si dhe në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), ka realizuar një aksion të gjerë hetimor ndaj disa bizneseve që merren me tregtimin e arit dhe argjendit në këtë qytet.

Hetimet, të cilat kanë nisur më 19 shtator 2025, kanë rezultuar me kontrolle të kryera më 20 maj 2026 në gjashtë lokale afariste dhe tri shtëpi banimi në Prizren. Gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar sasi e konsiderueshme e metaleve të çmuara të padeklaruara, si dhe dëshmi materiale që lidhen me veprimtari të kundërligjshme.

Sipas njoftimit, janë sekuestruar gjithsej 3.775,33 gram ari në vlerë rreth 455 mijë euro dhe 4.204,98 gram argjend në vlerë rreth 8.900 euro.

Lidhur me rastin janë iniciuar hetime ndaj katër personave për veprat penale “Shmangia nga tatimi” dhe “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, gjatë kontrolleve në dy lokacione të ndryshme janë gjetur dhe sekuestruar edhe dy armë pa leje, për çka është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img