Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, pas takimit që pati dje më kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se partitë politike pas zgjedhjeve duhet të angazhohen për formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit me kohë.
Pas takimit me kryetarin e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, Hargreaves vlerësoi rolin e tij në politikën e Kosovës dhe zhvillimin institucional të vendit.
“Diskutim i mirë dje me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit… Ramush Haradinaj ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën politike të Kosovës ndër vite, duke kontribuar në zhvillimin demokratik dhe forcimin e institucioneve të vendit”, tha ai.
Ambasadori britanik theksoi se pas zgjedhjeve është thelbësore që subjektet politike të bashkëpunojnë për krijimin e një qeverie stabile dhe për të siguruar zgjedhjen me kohë të Presidentit të vendit.
Sipas tij, përparimi demokratik i Kosovës varet nga dialogu, bashkëpunimi dhe përkushtimi i përbashkët për të ardhmen e vendit.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







