Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar në Prishtinë lidhur me veprat penale “Rrëmbim” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas raportit policor, arrestimi i katër të dyshuarve meshkuj, shtetas të huaj, është bërë më 19 maj 2026, ndërsa rasti lidhet me një incident të raportuar më 18 maj në Prishtinë.
“Gjatë kontrollit të realizuar në banesën e tyre, policia ka sekuestruar një armë zjarri, 23 fishekë, tetë telefona mobile, dy pasaporta të shteteve të huaja dhe 2.1 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuana”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







