spot_img
HomeLajme"Lirimi nga taksat në aktivitet", Bexhet Kuçi flet për...

“Lirimi nga taksat në aktivitet”, Bexhet Kuçi flet për mundësinë e mbështetjes së komunës ndaj bizneseve

spot_img

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Suharekës, Bexhet Kuçi, ka bërë të ditur se janë në diskutime që bizneset në përgjithësi t’i lirojnë nga taksa në aktivitet. 

I ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet”, Kuçi u shpreh se komuna po planifikon një lehtësim që bizneseve t’ua heqin taksën në aktivitet.

Sipas tij, kjo është çështje e ekzekutivit, mirëpo në atë moment që vjen kërkesa në asamble, ajo do të miratohet.

“Jemi duke diskutuar, e kemi diskutuar edhe në mandatin e dytë, që bizneset në përgjithësi t’i lirojmë nga taksa në aktivitet, sepse taksa në aktivitet nënkupton që një biznes kur të regjistrohet e paguan një taksë për hapjen dhe veprimtarinë e biznesit që e ka, mirëpo ne po planifikojmë që si lehtësim ne me ia heqë taksën në aktivitet, kjo është çështje e ekzekutivit, në moment kur të vie kërkesa ne si asamble kemi me e miratu, sepse e kemi disponimin me e heq taksën në aktivitet”, u shpreh Kuçi.

Më poshtë, intervista e plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img