spot_img
HomeLajmeKrasniqi: Aplikuesit që refuzohen si votues jashtë Kosovës mund...

Krasniqi: Aplikuesit që refuzohen si votues jashtë Kosovës mund të ankohen

spot_img

Anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga radhët e Lëvizja Vetëvendosje, Alban Krasniqi, ka njoftuar se aplikuesit të cilëve gjatë ditës së sotme u refuzohet regjistrimi si votues jashtë Kosovës, kanë të drejtë të bëjnë kundërshtim administrativ brenda 24 orëve.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se kundërshtimi duhet të dërgohet përmes emailit personal në adresën: kundershtimi.vjk@kqz-ks.org.

Ai ka bërë të ditur se aplikuesit duhet të bashkëngjisin: fotografinë personale me dokument identifikues në dorë, dokumentin e munguar, si dhe një tekst kërkese për aprovimin e regjistrimit.

Krasniqi ka apeluar që të gjithë qytetarët që përballen me refuzim të ndjekin procedurat brenda afatit të përcaktuar.

Afati për regjistrim si votues jashtë Kosovës është mbyllur mbrëmë. Sipas të dhënave preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gjatë kësaj periudhe janë pranuar gjithsej 142,803 kërkesa për regjistrim përmes platformës elektronike. Deri tani, 109,696 aplikime janë aprovuar, 7,325 janë refuzuar, ndërsa 25,702 të tjera mbeten në shqyrtim.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img