spot_img
HomeLajmeAksident me fatalitet në Koshare të Ferizajt, humb jetën...

Aksident me fatalitet në Koshare të Ferizajt, humb jetën një 60-vjeçar

spot_img

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Koshare të Ferizajt.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:15, ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore.

“Sot rreth orës 12:15 kemi pranuar informatën se në fshatin Koshare të Ferizajt ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore .

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person, mashkull, i moshës 60 vjeç , vdekja e të cilit është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor”, ka njoftuar Veseli.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img