spot_img
HomeLajme“Hajde Folim” sot në Suharekë, Kuçi: Bashkimi i së...

“Hajde Folim” sot në Suharekë, Kuçi: Bashkimi i së djathtës po merr formë çdo ditë e më shumë së bashku

spot_img

Lidhja Demokratike e Kosovës në kampanjën “Hajde Folim” mblodhi sot në Suharekë mblodhi qytetarë të shumtë ku prezent ishin kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku dhe kandidaten për presidente, Vjosa Osmani. 

Në bashkëbisedimin e hapur me Osmanin dhe Abdixhikun, bëhet e ditur se u diskutua për vizionin, sfidat dhe rrugën që duhet ndjekur për një Kosovë më të zhvilluar dhe më dinjitoze.

Kandidati për deputet nga Suhareka, Blerim Kuçi tha se bashkimi i së djathtës po merr formë çdo ditë e më shumë së bashku.

“Platforma “Hajde Folim” e Lidhjes Demokratike e Kosovës na bashkoi sot me qytetarët e Therandës. Bashkimi i së djathtës po merr formë çdo ditë e më shumë së bashku ✌🏻LDK 113 Blerim Kuçi 47”, ka shkruar Kuçi në Facebook.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img