18 minatorë kanë mbetur të brenda në minierën e Trepçës, 800 metra në thellësi të tokës. Kjo si pasojë e problemeve me energjinë elektrike.
Lajmin e ka bërë të ditur Gani Osmani nga Sindikata e Trepçës. Sipas tij, fillimisht mbi 40 minatorë kanë qenë të bllokuar në nëntokë, por një pjesë e tyre kanë arritur të dalin vetë në sipërfaqe.
Megjithatë, rreth 18 prej tyre vazhdojnë të jenë ende brenda minierës.
Ai shtoi se komunikimi me minatorët është i vazhdueshëm dhe se gjendja e tyre e përgjithshme për momentin paraqitet stabile, por paralajmëroi se koha e gjatë në nëntokë po e vështirëson situatën.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







