Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, duke filluar nga ora 11:00.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kuvendit, në rend dite janë dy pika kryesore: miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë dhe shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave të paraqitura.
“Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave”, këto janë pikat e rendit të ditës, thuhet në njoftimin e kësaj zyre.
Kujtojmë se kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, më 28 prill, ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.
Shpërndarja erdhi si pasojë e dështimit për zgjedhjen e presidentit të vendit, pasi në seancën e 28 prillit munguan deputetët e partive opozitare, duke pamundësuar sigurimin e kuorumit të nevojshëm për zgjedhjen e kreut të shtetit.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







