spot_img
HomeLajmeKonjufca takon Sorensenin në Bruksel, riafirmon angazhimin për dialog...

Konjufca takon Sorensenin në Bruksel, riafirmon angazhimin për dialog deri në njohje reciproke

spot_img

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një diskutim të strukturuar në ambasadën e Kosovës në Bruksel me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Konjufca ka njoftuar se bashkë me kryenegociatorin Agron Bajrami kanë rikonfirmuar se vendi mbetet plotësisht i përkushtuar dhe i angazhuar në mënyrë konstruktive në procesin e dialogut me Serbinë.

Sipas tij, synimi i qartë i Kosovës mbetet përmbyllja e procesit përmes njohjes reciproke mes dy vendeve.

“Së bashku me kryenegociatorin tonë Agron Bajrami, ne riafirmuam se Republika e Kosovës mbetet plotësisht e përkushtuar dhe e angazhuar në mënyrë konstruktive — me qëllimin e qartë për të përfunduar procesin përmes njohjes reciproke”, ka shkruar Konjfuca në rrjetin social X.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img