spot_img
HomeLajmeVetaksident me fatalitet në Lloqan të Deçanit, humb jetën...

Vetaksident me fatalitet në Lloqan të Deçanit, humb jetën një person

spot_img

Një vetaksident trafiku ka ndodhur pas mesnatës së sotme në fshatin Lloqan të Deçanit, ku si pasojë ka humbur jetën ngasësi i automjetit.

Sipas Policisë në Pejë, vetaksidenti ka ndodhur më 11 maj 2026, rreth orës 01:40, dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor.

Dyshohet se deri te vetaksidenti ka ardhur pasi drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka rënë në një kanal në skaj të rrugës.

Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, por aty ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kujdestar.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img