spot_img
HomeLajmeVetëvendosje e nominon Albin Kurtin kandidat për kryeministër

Vetëvendosje e nominon Albin Kurtin kandidat për kryeministër

spot_img

Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje ka nominuar Albin Kurtin si kandidat për kryeministër për zgjedhjet e 7 qershorit.

Kryetarja e Forumit të Gruas në këtë parti, Albulena Haxhiu, gjatë propozimit ka vlerësuar Kurtin, duke thënë se ai e mat shtetin aty ku prek jetën e qytetarit dhe e ka bërë politikën të pakompromentueshme me interesa të ngushta

“E propozoj se e njoh nga afër. E duke e njohur nga afër e them me bindje me plotë,se ai nuk e ka kuptuar kurrë pushtetin, as si rehati e as si privilegj. Për të, pushteti ka qenë gjithmonë përgjegjësi ndaj qytetarëve, ndaj Republikës e ndaj brezave që e kanë dashur Kosovën, të lirë, të drejtë dhe të barabartë”, deklaroi Haxhiu.

“Për Albin Kurtin, shteti matet aty ku prek jetën e qytetarit. Përtej qeverisjes më të suksesshme, me te shteti nuk është strehë për të fortët e as strehë për plaçkë. Është i pashantazueshëm në politikë”, shtoi ajo. Nga angazhimi studentor e deri te udhëheqja e qeverisë, ai ka treguar të njejtën vendosmëri, dhe të njejtin përkushtim ndaj interesit publik, dhe pikërisht kjo krijoi lidhjen e tij me qytetarët, veçanërisht me ata që për shumë vite kishin humbur besimin se politika mund të sjellë ndershmëri, përgjegjësi dhe ndryshim real”, tha tutje ajo.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img