Adelina Thaçi, këngëtarja e mirënjohur dhe së fundmi edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, ka qenë e ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet”.
Thaçi është pyetur për idolin e saj gjatë rrugëtimit muzikor kur kishte nisur dhe ajo ka thënë dy emra.
“Ka shumë por ai rrugëtimi im muzikor ka fillu prej dy këngëtareve, Nexhmije Pagarushës dhe Whitney Houston, një këngëtare amerikane, të cilat asnjëra prej tyre nuk jetojnë më, por që kanë lënë gjurmë domethënë në kulturë. Nëse flasim për të madhen Nexhmije Pagarusha, ajo ka qenë njëra prej këngëtareve që në kohërat vështira kur ka këndu ajo me interpretimin e saj unik neve gjeneratave tona na ka trasu rrugën, sepse nuk ka qenë një mentalitet i lehtë me përqafu një interpretim prej diveje botërore si Nexhmije Pagarusha. Pra ne iu jemi shumë borxh dhe falënderuese dhe mirënjohëse pafund që falë grave të tilla, artisteve të tilla ne e kemi pasë këtë rrugën në kulturë pak ma lehtë”, u shpreh Thaçi.
Më poshtë intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







