spot_img
HomeLajmeOVL e UÇK-së dorëzon në Speciale 200 mijë nënshkrime...

OVL e UÇK-së dorëzon në Speciale 200 mijë nënshkrime për çlirimtarët

spot_img

Kryetari i OVL të UÇK-së, Hyseni Gucati së bashku me bashkëpunëtorë ka dorëzuar sot në Gjykatën Speciale në Hagë 200 mijë nënshkrime që janë firmosur në mbrojtje të çlirimtarëve.

Gucati këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

“Sot, në Gjykatën Speciale në Hagë, u dorëzuan 200 mijë nënshkrime, 200 mijë zëra që kumbojnë me një kërkesë të vetme, drejtësi për çlirimtarët. Ky nuk është thjesht një peticion, është vullneti i pastër i një kombi që nuk e harron sakrificën. Me besimin e palëkundur te lufta e pastër e UÇK-së, urojmë dhe shpresojmë që këtë verë dielli të lindë ndryshe me krerët tanë në shtëpi, aty ku e kanë vendin, në Kosovën e lirë”, ka shkruar Gucati në Facebook.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img