spot_img
HomeLajmeTransparenca e Komunës me qytetarët, Arta Gashi me kritika...

Transparenca e Komunës me qytetarët, Arta Gashi me kritika ndaj tyre për mungesë në pjesëmarrjet e konsultimeve

spot_img

Nënkryetarja e komunës së Suharekës, Arta Gashi ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline.

Gashi ka folur për çështjet e politikave të pushtetit lokal, ndërsa është pyetur edhe për komunikimin që komuna e mban me qytetarin.

Gashi ka kritikuar qytetarët për mungesën e pjesëmarrësve në konsultimet publike.

“Kjo është një pikë që më prekë, sepse përpara se me qenë nënkryetare, kam punu edhe në një projekt të USAID-it i cili ka pasë pikërisht kontratën sociale dhe bashkëpunimin zyrtar dhe qytetar. Unë kam qenë koordinatore për pjesën e qytetarëve, dhe pikërisht kjo është sfida, me i mbledhë qytetarët në konsultime publike. Për shembull sot komuna sipas ligjit, normalisht e publikon një konsultim publik, një dëgjim publik në të gjitha lokacionet. Për shembull në muajin maj ne kemi me fillu kornizën afatmesme buxhetore që shkojmë në të gjitha fshatrat dhe në qytet. Njoftimi për dëgjimin publik del dy javë më herët sipas ligjit, dhe fatkeqësisht kur shkon në dëgjim publik i ki 5,7 qytetarë, është përkeqardhje me u mbajtë dëgjimi publik në një park në Suharekë edhe me qenë 20 qytetarë, në një qytet të madh ku ka shumë banorë të cilët duhet me ardhë për interesat e tyre. Tash a e kryen komuna objektivin e vet ligjior, sigurisht se e kryen, a ka mungesë të interesimit të qytetarëve për pjesëmarrje në dëgjime dhe konsultime publike, definitivisht që ka mungesë. Pse ndodhë kjo, ndodhë për shumë arsye, faktorë sociale, gratë për shembull nuk vijnë se thojnë se hajt se shkon burri, shpeshherë ankohen që nuk e kanë parë njoftimin, tash njoftimi del publik, normalisht që ftesa nuk mundet me na ardhë në shtëpija për një konsultim publik, por publikohet në facebook të komunës, në faqe të komunës dhe ne si qytetarë aktiv kur dojmë me marrë pjesë për të mirën e përgjithshme ne duhemi me qenë të interesuar edhe për t’i parë ato. Në fund të fundit secili prej nesh jemi me telefona në duar përditë dhe aty publikohen ato, por fatkeqësisht ka pjesëmarrje të ulët. Personalisht, dëshiroj që numri i pjesëmarrësve në dëgjimet publike të jetë më i madh, sepse çdo konsultim publik sjellë rezultate në punë, çdo këshillë, çdo kërkesë, çdo kritikë e qytetarit regjistrohet, shkruhet, normalisht mbahet procesverbal, dhe vazhdohet tutje, kjo sjell mandej edhe një vendimmarrje më të të mirë sepse qytetarët janë pjesë aktive mandej e vendimarrjes së vendimeve të komunës”, deklaroi Gashi.

Më poshtë intervista e plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img