spot_img
HomeLajmeKEK-u nis remontin 30-ditor të njësisë B2: Funksionimi në...

KEK-u nis remontin 30-ditor të njësisë B2: Funksionimi në përputhje me standardet më të larta të BE-së

spot_img

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ka njoftuar se ka filluar zbatimi i remontit të rregullt vjetor 30-ditor të njësisë B2 në Termocentralin “Kosova B”, në përputhje me Bilancin Vjetor Energjetik.

Sipas KEK-ut, ky proces është pjesë e planifikimit operativ të rregullt dhe ka për qëllim mirëmbajtjen teknike të pajisjeve, rritjen e sigurisë në operim dhe sigurimin e funksionimit të qëndrueshëm të njësisë.

Ndërkohë, njësia B1 e të njëjtit termocentral është duke iu nënshtruar projekteve të mëdha të modernizimit, përfshirë instalimin e elektrofiltrave dhe sistemit DeNOx.

Sipas njoftimit, punimet kanë nisur në muajin prill dhe pritet të përfundojnë në fillim të muajit dhjetor.

KEK-u thekson se pas përfundimit të këtyre investimeve, do të rritet ndjeshëm siguria e operimit, do të zgjatet jetëgjatësia e njësisë për rreth 20 vite dhe do të sigurohet funksionimi i saj në përputhje me standardet mjedisore të Bashkimit Evropian.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img