spot_img
HomeLajmeNënshkruhet marrëveshja, Kurti: Do të rindërtohet Xhamia e Ibrit

Nënshkruhet marrëveshja, Kurti: Do të rindërtohet Xhamia e Ibrit

spot_img

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se do të nisë rindërtimi i Xhamisë së Ibrit, një monument me rëndësi historike dhe kulturore, i ndërtuar në vitin 1777 dhe i djegur gjatë luftës më 2 maj 1999.

”Sot, së bashku me Myftiun Naim Tërnava, kryeimamin Vedat Sahiti dhe ministren Saranda Bogujevci, nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit për hartimin dhe zbatimin e projektit të rekonstruktimit të saj. Me këtë memorandum, Qeveria e Republikës së Kosovës mbështet ringritjen e këtij monumenti me rëndësi historike dhe kulturore”, ka thënë ai.

Kurti ka bërë të itur gjithashtu se është nënshkruar edhe një memorandum tjetër bashkëpunimi me Bashkësinë Islame të Kosovës, i cili synon forcimin e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore islame në vend.

Kryeministri bëri të ditur se këto iniciativa janë pjesë e angazhimit institucional për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, veçanërisht pas dëmeve të shkaktuara gjatë luftës së viteve 1998–1999.

Ai shtoi se investimet në këtë fushë do të vazhdojnë edhe në vitet e ardhshme.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img