spot_img
HomeLajmeBajrami: Qeveria në dorëheqje po emëron zëvendësministra për paga,...

Bajrami: Qeveria në dorëheqje po emëron zëvendësministra për paga, jo për punë

spot_img

Deputetja e Lidhja Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër veprimet e qeverisë në dorëheqje, duke e akuzuar atë për tejkalim kompetencash dhe keqpërdorim të parasë publike.

Sipas saj, një qeveri në dorëheqje duhet të ketë kompetenca të kufizuara dhe të mos funksionojë me kapacitet të plotë. Megjithatë, ajo thotë se kryeministri Albin Kurti po vazhdon me emërimin e zëvendësministrave, veprim që sipas Bajramit nuk ka arsyetim praktik.

Ajo në një postim në Facebook, thekson se këto emërime nuk po bëhen për nevoja pune apo urgjencë institucionale, por për përfitime financiare nga buxheti i shtetit, duke e cilësuar këtë si “zhvatje të buxhetit” dhe “abuzim me pozitën zyrtare”.

Bajrami ka ngritur shqetësim edhe për pasojat afatgjata të këtyre veprimeve, duke thënë se po krijohet një standard i rrezikshëm, ku shteti trajtohet si pronë partiake dhe si mjet për shpërblimin e militantëve.

Në fund, ajo i ka bërë thirrje qeverisë që të largohet nga pushteti dhe të kalojë në opozitë, duke e akuzuar se “e ka grryer shtetin”

Mbrëmë kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Hysni Mehani në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Financave. Kurse, Agon Batusha në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img