spot_img
HomeLajmeÇështja e mbeturinave, Arta Gashi jep detaje për çmimin...

Çështja e mbeturinave, Arta Gashi jep detaje për çmimin e ri të mundshëm – fton qytetarët për konsultim publik

spot_img

Arta Gashi, nënkryetare e komunës së Suharekës ka qenë mysafirja e radhës e ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” në HisariOnline. 

Gashi ka folur për çështje të ndryshme të politikave komunale, ku ndër të tjerash është pyetur edhe për çështjen e mbeturinave, e cila u bë temë jo vetëm në Suharekë por edhe në qytetet e tjera.

“Fatkeqësisht tema e grumbullimit të mbeturinave nuk duhet të jetë temë politike, ajo është temë që na prek të gjithëve, ajo është temë e përditshme, secili prej nesh nuk kemi ku me i hedhë mbeturinat. Nëse llogarisim të gjitha çmimet tjera që na rriten pa na pyet askush, është fati apo fatkeqësia që për çështjen e mbeturinave, duke qenë një kompani regjionale, ne detyrohemi me marrë vendime të tilla në asamble. Sikur mos të ishte ky pozicion, kompania do t’i kishte ngritur çmimet, sikur të gjitha çmimet tjera që rriten dhe nuk do të na kishte pyetur askush. Çmimi prej 4.50 është një çmim që komuna e ka mbi 10 vite, ndërkohë që komunat e regjionit e kanë pasë më të lartë se ne, është kërku edhe para 3-4 vitesh me u rrit çmimi por kjo nuk është kalu. Mandej është ndërtu një rregullore e re, e cila do të rregullojë edhe sistemin e përgjithshëm të mbeturinave, jo vetëm çmimi, nuk është vetëm çmimi pjesë e rregullores, është edhe sistemi i grumbullimit, ndarja e fshatrave në zona, largësia e tyre, bizneset, kategorizimi i bizneseve etj.. sepse nuk është si një binzes që psh mund të jetë një supermarket që bën shumë mbeturina, si një mikrofinancë e vogël që bën më pak mbeturina, pra edhe kjo do të ndahet dhe do të rregullohet me rregullore. Në mbledhjen e fundit të asamblesë, rregullorja ka kalu, por ka kalu vetëm me çmimin prej 6 eurosh, i cili normalisht me rritjen e çmimit të naftës, për deponitë që kompania paguan, nuk mjafton, andaj ne do të kemi një diskutim publik më 8 maj në sallën e asamblesë te parku, ku do të kemi një diskutim publik vetëm për pjesën e rritjes së çmimit për banorët në Suharekë. Rregullorja normalisht, aty ndahen edhe familjet pastaj, familjet që janë në diasporë, familjet që janë me 1-2 anëtarë dhe familjet që janë më shumë se dy anëtarë, do të ketë kategorizim të çmimit edhe për këtë arsye. Andaj konsultimi publik është i mirë për të gjithë, pjesëmarrja e qytetarëve është për të gjithë, sepse ajo na sjellë edhe mundësi të reja edhe ide të reja edhe përmirësime aty ku kemi gabu, nuk ka të pagabueshëm është normale, nëse kemi gabu në rregullore”, u shpreh Arta Gashi.

Më poshtë intervista e plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img