spot_img
HomeLajmeCaktohet data, zgjedhjet e reja mbahen më 7 qershor

Caktohet data, zgjedhjet e reja mbahen më 7 qershor

spot_img

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, pas takimit konsultativ me përfaqësuesit e partive politike, ka njoftuar se është caktuar data 7 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Vendimi është marrë pas diskutimeve me subjektet politike.

“Ndërsa sot, bazuar në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, para pak kohësh përfundova takimin me drejtues e përfaqësues të subjekteve politike. Pra, në këtë takim ishin të ftuara 17 parti politike; të pranishme ishin 15 prej tyre. Dëgjova propozimet e partive politike për datën e zgjedhjeve. Pas vlerësimit të afateve kushtetuese, nevojave organizative të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe rëndësisë së pjesëmarrjes sa më të gjerë të qytetarëve në këtë proces, kam vendosur që zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbahen më 7 qershor”, ka thënë Haxhiu.

Zgjedhjet e reja vijnë pas dështimit të Kuvendit për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit brenda afatit kushtetues, çka çoi në shpërndarjen e tij dhe nevojën për një proces të ri zgjedhor.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!
Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img