spot_img
HomeLajmeNis takimi i Albulena Haxhiut me përfaqësuesit e partive...

Nis takimi i Albulena Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike për zgjedhjet e parakohshme

spot_img

Ushtruesja e Detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu para pak minutash ka arritur tek zyra e Presidencës së Kosovës.

Haxhiu arriti për t’iu bashkuar në takim përfaqësuesve të partive politike në vend, ku do të diskutohet për zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Pak më parë në takim arritën edhe Bedri Hamza nga PDK, Jehona Lushaku – Sadriu nga LDK, Ardian Gjini nga AAK, Donika Gërvalla nga Guxo Duda Balje dhe përfaqësues të tjerë.

Dy datat e mundshme për zgjedhjet e jashtëzakonshme janë 31 maj dhe 7 qershor.

Kreshnik Radoniqi nga KQZ dje deklaroi se Komisioni Qendror Zgjedhor preferon datën 7 qershor që të mund të kryejnë të gjitha përgatitjet.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img