spot_img
HomeLajmeHaxhiu shkarkon nga detyra ambasadorin e Kosovës në Vatikan

Haxhiu shkarkon nga detyra ambasadorin e Kosovës në Vatikan

spot_img

Ambasadori i Kosovës në Vatikan, Vehbi Miftari, është liruar nga detyra e shefit të Misionit të Kosovës në Selinë e Shenjtë, pas përfundimit të mandatit të tij.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Miftari përmes një njoftimi në Facebook, ku ka theksuar se ka pranuar dekretin e ushtrueses së detyrës së presidentes Albulena Haxhiu për lirimin e tij nga kjo pozitë, duke e cilësuar si përmbyllje të një mandati dyvjeçar.

Ai ka deklaruar se shërbimi në Vatikan ka qenë një nder i veçantë, si dhe ka vlerësuar se gjatë kësaj periudhe janë konsoliduar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Selisë së Shenjtë.

Ai ka falënderuar edhe ish-presidenten Vjosa Osmani për besimin e dhënë.

“Falënderoj Presidenten Osmani për besimin, secilin prej jush për përkrahjen dhe Selinë e Shenjtë për dashurinë me të cilën më mirëpriti e më ofroi bashkëpunim.

Kanë qenë dy vjet plot angazhim e sfida të njëpasnjëshme, ndonjëherë të pakuptimta, me më shumë a më pak përkrahje, por të bukura e frytdhënëse, gjithsesi”, ka shkruar ai.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta! 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img