spot_img
HomeLajmeKonfiskohen 100 produkte të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës

Konfiskohen 100 produkte të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës

spot_img

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë ndaluar një udhëtar në Aeroportin e Prishtinës, pasi gjatë kontrollit i janë gjetur mallra të padeklaruara.

Sipas njoftimit, kur udhëtari është përzgjedhur për kontroll të rastësishëm në kanalin e gjelbër. Pas kalimit të bagazhit në skaner, zyrtarët kanë vërejtur parregullsi dhe kanë kryer kontroll të detajuar.

Gjatë kontrollit janë zbuluar rreth 100 copë produkte që nuk ishin deklaruar, në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi.

Dogana bëri të ditur se, bazuar në Nenin 244 të Kodit Doganor të Republikës së Kosovës, rasti është cilësuar si kundërvajtje doganore.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta! 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img