Albulena Haxhiu, në cilësinë e ushtrueses së detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, do të takojë nesër në orën 15:00 përfaqësuesit e partive politike në një takim konsultativ për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.
Takimi do të mbahet në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit, mediat do të kenë mundësi të marrin pamje në fillim të takimit, ndërsa ky konsultim pritet të jetë një hap i rëndësishëm drejt përcaktimit të datës së zgjedhjeve të reja në vend.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







