Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Arta Gashi ka qenë mysafirja e radhës e ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline me profesor Fadil Bytyçin.
Gashi ka rrëfyer për emisionin hyrjen në politikë dhe kur vendosi që të merret aktivisht me të.
Ajo deklaroi se me profesion është sociologe, por që polika ishte pashmangshëm edhe në mësimet që ajo kishte në studime.
“Sa për sqarim, unë jam sociologe me profesion dhe politika normalisht është pjesë e asaj që e mësojmë në studime. Kam fillu me u marrë vonë aktivisht me politikë, kam pasur oferta edhe më herët por për arsye të punëve të tjera nuk i kam pranu. Kështu që angazhimi politik ka qenë në verën e vitit që shkoi me pranimin për të hyrë si pjesë e listës së AAK-së për asamble, pra në gushtin e vitit të kaluar vendosa që të marrë pjesë aktivisht në politikë”, u shpreh Gashi.
Më poshtë, intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







