Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në vizitë zyrtare Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, admiralin Giuseppe Cavo Dragone, dhe Kryetarin e Komitetit Ushtarak të Bashkimit Evropian, gjeneralin Sean Clancy.
Sipas njoftimit të FSK-së, gjeneral Jashari i ka uruar mirëseardhje delegacionit dhe i ka njoftuar ata për zhvillimet aktuale brenda forcës, me theks të veçantë në angazhimin e FSK-së në operacione ndërkombëtare.
Në takim është diskutuar për të arriturat e deritashme të FSK-së, si dhe për nevojën e avancimit të bashkëpunimit në aktivitete të përbashkëta me NATO-n dhe Bashkimin Evropian.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







