Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se seanca për zgjedhjen e presidentit do të vazhdojë në ora 14:00.
Kjo, sipas Haxhiut, me qëllim që t’u jepet mundësi të gjithë deputetëve të jenë të pranishëm.
“Për t’u dhënë mundësinë atyre [opozitës] që të jenë të pranishëm në këtë seancë, edhe pas të gjitha këtyre leximeve që i bëra bazuar në aktgjykimet e Kushtetutës…, po e vazhdojmë këtë seancë në orën 14:00”, ka deklaruar Haxhiu.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







