Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ku në rend dite është diskutimi për çështjen e presidentit të Republikës së Kosovës, se dështimi në zgjedhjen e presidentit e çon vendin në zgjedhje të reja.
“Sot kemi mbërritur në fund të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Republikës. Zgjedhja e presidentit është vendimtare për vazhdimin e funksionimit me kapacitete të plota të qeverisë, të Kuvendit dhe të institucionit të presidentit. Dështimi në zgjedhjen e presidentit e çon vendin në zgjedhje të reja”, tha ai.
Sipas tij, qëllimi i bllokadës së vitit të kaluar ishte për ta dëmtuar subjektin fitues, por ajo në fakt rezultoi në dëm të qytetarëve dhe shtetit.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







